3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Zgjedhjet në Shqipëri, emrat me të cilët Kurti do të provojë të sfidojë Edi Ramën

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë do të merr pjesë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri duke sfiduar Edi Ramën dhe partitë tjera.

Partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë synon që të fitojë ulëse edhe në Parlamentin e Shqipërisë.

- Advertisement -

Vetëvendosje ka vendosur që të garojë me 3 kandidatë, kjo gjë është konfirmuar edhe Selia Qendrore e VV-së në Kosovë. Zyrtari për media i kësaj partie, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Gazetën Express garën për zgjedhje.

Bëhet fjalë për Boiken Abazin, Iliaz Shehun dhe Kreshnin Merxhanin.

“Po, këta janë. Boiken Abazi tashmë i ka mbledhur nënshkrimet. Ndërsa, për Shehun dhe Merxhanin ende janë në proces”, është shprehur shkurt ai.

- Advertisement -

Ndërkohë, mediat në Tiranë raportojnë se Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizimit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista në këto zgjedhje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit