2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Aksioni i Policisë, Agim Veliu flet pak dhe e mbyll telefonin

Rekomandime

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, s’ka dashur të komentojë hipotezat se aksioni i sotëm i Policisë ka lidhje politike.

- Advertisement -

Veliu ka thënë për Express se s’ka çfarë t’i shtojë deklaratave të dhëna nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi në konferencën për shtyp.

“Po ju besoj e keni dëgju një konferencë që e ka dhënë Prokurori i Shtetit edhe veçse i keni dëgju ato çfarë janë thënë”, ka thënë Veliu.

Ai e ka ndalur telefonin kur i është kërkuar të komentojë lidhur me hipotezat që janë hedhur se ky aksion mund të ketë lidhje politike.

- Advertisement -

“S’po dëgjohesh mirë”, ka thënë ai gjatë parashtrimit të pyetjes, duke e ndalur telefonin. Pas kësaj, ai nuk e ka hapur telefonin më.

Në konferencë, kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka thënë se grumbullimi i informacioneve dhe provave për fillimin e këtij operacioni policor kanë filluar që nga muaji janar.

- Advertisement -

Ai ka thënë se pas ndërmarrjes së masave të fshehta të vëzhgimit është dërguar urdhri për bastisje të disa lokaleve. Lumezi ka thënë se bastisjet kanë nisur në orët e mëngjesit bashkë, ku ka asistuar edhe departamentet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit brenda Policisë.

“Gjatë këtyre veprimeve kemi sekuestruar shumë të mëdha të të hollave, vetura, kompjuterë e telefona. 12 janë të arrestuar, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë që u kanë ndihmuar këtyre në forma të ndryshme. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë Lumezi.

Ai ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se pret hetim të plotë ndaj kujtdo që është përfshirë në aferën korruptive me subvencione bujqësore ku zyrtarë të institucioneve janë kapur qindra mijëra euro para të gatshme dhe të tjerë që janë arrestuar me dyshimin se janë përfshirë në vepra korruptive.

“Pres hetim te plote, gjitheperfshires dhe te shpejte ndaj kujtdo qe eshte i perfshire ne rastin e subvencioneve bujqesore. Fajtoret duhet te marrin denimin maksimal. Keta njerez nuk e meritojne te jene ne institucione”, ka shkruar Hoti.

Ndërsa drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit