Shqipëria goditet edhe nga dy tërmete tjera

0
102

Para pak minutave Shqipëria është goditur edhe nga dy tërmete të njëpasnjëshme.

Tërmeti ka ndodhur 36 kilometra në afërsi të Tiranës derisa ka qenë me magnitudë 3.4 shkallë e tjetri me 2.1 shkallë.

Shqipëria dje u godit nga një tërmet me magnitudë 6.5 shkallë të Rihterit, duke lënë 27 të vdekur dhe qindra njerëz të lënduar.

Shumë objekte, ndërtesa dhe shtëpi, janë shkatërruar nga ky tërmet i fuqishëm, duke lënë edhe shumë njerëz jashtë shtëpive të tyre.