Nesër KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën, shkruan Indeksonline.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi dërguar mediave.
“KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.