7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Lajçak të kërkojë falje, përndryshe nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë

Rekomandime

Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se Miroslav Lajçak duhet të kërkojë falje për hartën ku Kosova është pjesë e Serbisë, përndryshe nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë.

Kelmendi thotë se nëse mos reagimi i Lajçakut erdhi nga pakujdesia, kjo tregon moskokëçarje nga ai, e nëse e ka bërë me vetëdija atëherë ai ka marrur anën e Serbisë në dialog, përcjellë Gazeta Blic.Postimi i plotë:

- Advertisement -

Nëse Lajçak nuk kërkon falje për hartën ku tregohet Kosova si pjesë e Serbisë derisa jep intervistë, ai nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë.

Nëse e ka bërë nga pakujdesia – kjo tregon se sa me lehtësi moskokëçarëse e ka marrë rolin e tij si ndërmjetësues i BE-së në dialog, dhe ky është lajm i keq.

Nëse e ka bërë me vetëdije – atëherë ai ka marrë anën e Serbisë dhe s’mund të shihet më si i paanshëm në dialog.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit