Aksident i rëndë në mes autobusit dhe traktorit në rrugën Ferizaj-Brezovicë

0
239

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që çon nga Ferizaji për në Brezovicë.

Në disa pamje që ka siguruar Gazeta Insajderi shihet se një autobus është aksidentuar me një traktor.

Lajmin e ka konfimruar edhe Policia, duke e bërë të ditur se edhe një person ka mbetur i lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka thënë se viktima ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim.