10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Djuriq bën thirrje që qytetarët në Kosovë t’i përmbahen rregullave të Serbisë

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, para Pashkëve ortodokse bëri thirrje që qytetarët në Kosovë t’i përmbahen ligjeve e rregullave të Serbisë. Sipas Djuric ndalohet i gjithë qarkullimi prej orës 17:00 të ditës së premtë deri në orën 05:00 të ditës së martë të javës së ardhshme

- Advertisement -

Kjo erdhi si rrjedhë e pyetjeve të shtruara nga pyetjet e sipërmarrësve dhe qytetarëve dje në Mitrovicën e Veriut se nëse masa e ndalimit të qarkullimit që nga ora 1700 e të premtes deri në orën 0500 të së martës që ka caktuar Beogradi vlen edhe në Veri të Kosovës.

Djuric ishte i qartë se po, sipas tij dhe qeverisë serbe. Ai këtë porosi para Pashkëve ortodokse e dha përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram.

“Ditët e ardhshme janë vendimtare në luftën tonë kundër korona virusit. Thërras të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e Metohi t’i përmbahen me përpikëri e vazhdimësi ndalesës së qarkullimit prej 24 orëve si dhe të gjitha masave të caktuara nga shtabet e krizës në krye me kryetarët tonë të komunave në teren” njoftoi Djuric.

- Advertisement -

Shtabi i krizës në Mitrovicën e Veriut ende nuk ka dalë me kumtesë se nëse këto masa janë caktuar edhe në komunat e veriut të Kosovës.

Policia në Veri ende nuk e kishte pranuar rregulloren e re sipas raportit të mbrëmshëm të portalit KoSSev.

- Advertisement -

Në Serbi këto masa të rrepta hyjnë në fuqi siç i kishte cekur Djuric para Pashkëve si përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Me këto masa është pajtuar edhe Kisha Ortodokse Serbe, megjithëse jo të gjithë kleri. Disa prej tyre kanë thënë se kishat do të jenë të hapura për besimtarët

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit