Ka nisur takimi i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.
Takimi po mbahet i mbyllur për media, derisa, nuk dihet nëse palët do të deklarohen para gazetarëve.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak edhe sot do të qëndrojë në Kosovë.
Në ditën e dytë të vizitës së tij, Lajçak ka paraparë disa takime me liderët në vend.
Lajçak takimin e parë e ka pasur dje me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, i cili edhe ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.
Emisari i BE-së do të qëndrojë edhe nesër në Kosovë, derisa, pas vizitës në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd.
Osmani takon sot Lajçakun
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani takon sot të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi mbahet sot në ora 08:00.
Lajçak mbrëmë është takuar me Albin Kurtin dhe komandantin e KFOR-it, Franco Federici.
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ndodhet për vizitë treditore në Kosovë.
Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Beogradin.