10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

LIVE- Dështojnë bisedimet Rusi-Ukrainë! Kuleba: Nuk ramë dakord, s’ka armëpushim

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka deklaruar në një konferencë shtypi pas bisedimeve me homologun rus në Antalia të Turqisë, se nuk kanë rënë dakord që përfundimin e luftës.

Kuleba u shpreh i gatshëm për t’u takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov nëse ka perspektiva për një “diskutim thelbësor”. Ai tha se problemi më i madh me të cilin përballet vendi i tij është situata në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, i cili është goditur nga granatimet dhe shkatërrimet intensive nga forcat ruse. Kuleba tha se nuk ka përparim në armëpushimin dhe se Ukraina ka dy detyra: organizimin e një korridori humanitar nga Mariupol dhe arritjen e një armëpushimi 24-orësh.

- Advertisement -

Ai thotë se shpreson se Rusia do të lejojë një korridor humanitar jashtë qytetit. Kuleba tha gjithashtu se vendi i tij nuk mund ta ndalojë luftën nëse vendi që filloi agresionin “nuk ka dëshirë ta bëjë këtë”.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit