10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjenerali i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Kufomat e rusëve janë ushqim për qentë

Rekomandime

Gjenerali i Forcave të armatosura të Ukrainës Dmytro Mechkov ka thën për ushtarët rus se nuk trembet nga ata. Ai tha se armiku po i linte trupat e të vde*ekurve aty ku ata u eliminuan.

Është e pakëndshme ta thuash këtë, por kufomat e tyre janë ushqim për qentë endacakë. Ne nuk jemi në gjendje t’i marrim ata për shkak të sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse në ato zona. Ne e dimë se cilët janë këta njerëz. Ne kemi një sasi të madhe inteligjence, duke përfshirë edhe partnerët tanë amerikanë. Ne garantojmë se nuk do të qëllojmë asnjë ushtar rus që dorëzohet. Gjithashtu, ne garantojmë që ekuipazhet ruse të tankeve nuk do të kenë asnjë dëm nëse ata vijnë në linjat tona me armët e tyre kryesore të kthyera nga ne. Nëse kanë kryer krime, do të gjykohen, por do të jenë të gjallë. Pjesa tjetër do të bëhet ushqim për qentë,”- tha ai në një intervistë për The Times.

- Advertisement -

Ushtarët rusë kishin shpresuar për një fitore të shpejtë në Mykolaiv, një pikë kyçe për kontrollin e Detit të Zi dhe sulmin përfundimtar në Odesa, porti më i madh i Ukrainës. Shpresat e tyre janë shuar pasi ushtria ukrainase ka mundur ti bëjë ballë. Banorët e qytetit historik kanë luftuar për të detyruar trupat e presidentit Putin të tërhiqen nga aeroporti që ata pushtuan gjatë fundjavës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit