10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Donika Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Rekomandime

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet nesër pasdite në Nju Jork, për të shqyrtuar raportin e radhës së sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Republika e Kosovës ka vendosur që në këtë takim të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

- Advertisement -

Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën 2022-2023.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit