Shkrihet B.O.S, këto janë forcat e reja elitë të Ushtrisë Shqiptare

0
299

Regjimenti i Operacioneve Speciale është prezantuar si struktura më e re dhe më elitare e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Regjimentinë fjalë u ngrit pas bashkimit të Batalionit të Operacioneve Speciale dhe Forcave Komando, ndërsa komandanti i parë i tij u emërua kolonel Arben Zani.

I pranishëm në ceremoni ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj.

Peleshi vlerësoi kontributin shumëvjeçar të dy batalioneve tashmë të bashkuar, si dhe i siguroi efektivët e tyre se do të kenë vëmendjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të rritur më tej kapacitetet operacionale.