Televizioni ‘Alsat’ jozyrtarisht mëson se në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 03:00 në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol” në Lagjen e Fushë Topanës ka ndodhur një përIeshje me ç’rast dy persona kanë mbetur pa shenja jete.
Burime të Alsat nga MPB-ja njoftojnë se dy viktimat janë Afrim Berisha dhe Burim Vardar, të cilët janë qëlluar në makinë. Forca të shumta poIicore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.
Tani për tani nuk dihen motivet e përIeshjes. Ministria e Brendshme gjatë ditës pritet të del me detaje rreth këtij rasti.