KUSH DHE SI E SHEH TË ARDHMEN E MAQEDONISË VERIORE
QËNDRIMI I PALËS BULLGARE:
„Ardhmëria e Maqedonisë, ose në Shqipërinë e Madhe, ose në Bullgarinë e Madhe.“
– Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov (siç duket është qëndrim edhe i Sofjes zyrtare)
Duke e frikësuar pjesën e qytetarëve sllavë në Maqedoninë Veriore nga ideja për „Shqipërinë e Madhe“, synojnë krijimin e shtetit të dytë bullgar, ose bashkimin e Maqedonisë Veriore me Bullgarinë.
QËNDRIMI I PALËS SHQIPTARE, SIÇ DUHET TË JETË:
„Maqedonia Veriore, shtet i pavarur dhe sovran, anëtare në NATO, BE dhe pjesë e Ilirikut, Ballkanit Perëndimor, e hapur nga Shqipëria dhe Bullgaria, për shkak të përbërjes etnike dhe të kaluarës historike të saj.“
– Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni
AKADEMIK/ABDULLA MEHMETI