Xhavit Sadriu nga fshati Dobrosin i Bujanocit qe 42 vite e ruan me fanatizëm fotografinë me komandantin Adem Jashari.
Kjo fotografi ishte shkrepur në vitin 1979 në Plevlë të Malit të Zi ku Xhavit Sadriu ishte takuar me Adem Jasharin në shërbimin ushtarak jugosllav.
Xhaviti sot e asaj dite e mban mend takimin me Ademin teksa e përshkruan si njeri të fjalës e besës. Ai tregon se miku i tij i ushtrisë ishte i flaktë pas armëve me të cilat vepronte shpejt dhe i mirëmbante mirë.
“Kur ka ardh Ademi te dera e dhomës, vec u nal edhe po vet “ A ka shqiptar këtu?, i thash: Hajde bujrum se unë jom”, thotë Sadriu teksa tregon për Adem Jasharin kur kishte shkuar në shërbim ushtarak.
Xhaviti kujton se Adem Jashari ishte edhe dashamir i këngëve patriotike, madje përmend disa prej të preferuarave të tij.
Komandanti atë kohë nuk e kishte kuptuar gjuhën serbe, madje asnjëherë nuk kishte dashtë ta mësonte.