9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rishfaqet fshati ‘fantazëm’ i fundosur 30 vjet më parë, thatësia e nxori në pah

Rekomandime

Thatësira që ka zbrazur një rezervuar në Spanjë ka nxjerrë në dritë rrënojat e frikshme të fshatit që ishte fundosur nga ndërtimi i digës.

Pas thuasje dy muajsh pa reshje, rishfaqja e rrënojave të Aceredo po ngjallin shumë emocione mes banorëve lokalë.

- Advertisement -

Majat e çative që dukeshin në sipërfaqe ishin bërë një pamje e zakonshme në rezervuarin Lindoso në veri perëndim të Spanjës.

Por tashmë vendasit mund të shikojnë mbetjet e një makine, shatërvanin e gurit dhe një rrugë të vjetër që të çonte te ajo që ishte më parë bari i qytezës.

Pjesë të vjetra të fshatit të Aceredo kishin nisur të duken që prej përmbytjes së tij 30 vjet më parë nga ndërtimi i digës së hidrocentralit.

- Advertisement -

Por asnjë herë skeleti i tij nuk ishte shfaqur i gjithi në mes të sezonit të dimrit.

Pensionisti Maximino Perez Romero, 65 vjeç, nga A Coruna, tha se ishte si të shikoje një film.

- Advertisement -

“Kam një ndjenjë trishtimi. Më parë vendiu ishte i mbushur me vreshta dhe pemë portokallesh, ishte gjithçka e gjelbër dhe e bukur. Shiko sa e trishtë është tani.

Ndërsa 72 vjeçari Jos Luis Penn, thotë se ndalonte në barin e fshatit me miqtë e tij në fund të çdo dite peshkimi.

Ai shton se zonat e thata të gadishullit Iberik po shikojnë periudha të gjata të thata që kanë nisur te dëmtojne të mbjellat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit