14.3 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Politikani rus kërkon ndalimin e festimit të Shën Valentinit

Rekomandime

Rusia duhet të ndalojë festimin e Ditës së Shën Valentinit sepse është një “kult” perëndimor dhe nuk ka vend në institucionet e vendit.

Së paku kështu propozoi një deputet kontrovers të hënën.

- Advertisement -

Duke folur në një intervistë për agjencinë e lajmeve RIA Novosti, Vitaly Milonov denoncoi njohjen dhe festimin e 14 shkurtit, duke deklaruar se respektimi i kësaj feste është i papërshtatshëm.

“ As në shkolla dhe as në institucionet shtetërore nuk duhet të njihet kjo festë. Nuk është një vendim i mirë që të zhvillohen ngjarje të tilla në vendin tonë”, – u shpreh politikani.

Duke rënë çdo vit më 14 shkurt, dita e Shën Valentinit filloi si një festë e krishterë që nderonte një martir të hershëm të krishterë të quajtur Shën Valentini dhe përmes traditave të vazhdueshme popullore, sot është bërë një festë kulturore, fetare dhe tregtare në mbarë botën.

- Advertisement -

Deputeti mund të dënojë festimet, por popullariteti i Ditës së Shën Valentinit në Rusi është katërfishuar në 15 vitet e fundit.

Javën e kaluar, Aliexpress Russia raportoi një rritje të konsiderueshme në blerjet e produkteve të kujdesit të lëkurës dhe bukurisë, kompleteve të manikyrit, qirinjve dhe bizhuterive në ditët para 14 shkurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit