Monday, September 16, 2024

Erdogan: Dronët turq, te “më të mirët” në botë

- Advertisement -
- Advertisement -

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se vendi i tij është sot në mesin e tre ose katër vendeve më të mira në botë në prodhimin e dronëve.

Turqia është e vendosur të jetë në radhwn e parë në botë në fushën e çështjeve detare, si dhe në të gjitha fushat e tjera, shtoi ai.

- Advertisement -

“Turqia është midis 10 vendeve që projektojnë dhe ndërtojnë anijet e tyre luftarake. Sot, ne jemi ndër tre ose katër vendet më të mira në botë në prodhimin e dronëve,” tha Erdogan.

Ai theksoi se po bëheshin përpjekje për të uzurpuar të drejtat e popullit turk dhe turqve qipriotë në Mesdheun lindor dhe tha se Turqia duhet të jetë e fortë jo vetëm ekonomikisht dhe politikisht, por edhe ushtarakisht.

“Ne nuk pretendojmë territorin, detin, apo sovranitetin e askujt, ne thjesht po përpiqemi të mbrojmë atdheun tonë dhe të drejtat tona. Të kesh një marinë të fortë për vendin tonë është një çështje nevoje, më shumë sesa zgjedhje,” tha Erdogan.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ndau faktin që vendi i tij deri më tani ka eksportuar më shumë se 130 platforma në det të hapur të prodhuara në kantieret turke, me vlerë më shumë se 3 miliardë dollarë.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura