7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nesër në mëngjes, Kurti e Mustafa merren vesh për takimin e radhës

Rekomandime

Në mëngjesin e së martës së 24 dhjetorit, lideri i Vetëvendosjes dhe ai i LDK-së do të merren vesh për takimin e radhës në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë.

- Advertisement -

Siç mëson KTV-ja, Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Isa Mustafa i LDK-së në mëngjes do të flasin për mundësinë e mbajtjes së një takimi të radhës, po të martën pasdite.

Takimet mes dy liderëve deri tash nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Ata vazhdimisht janë pajtuar vetëm për të vazhduar bisedimet.

Partitë ka kohë që kanë thënë se janë pajtuar për programin qeverisës për bashkëqeverisje, por kanë ngecur te ndarja e posteve, konkretisht te posti i presidentit, të cilin e kërkon LDK-ja e Mustafës.

- Advertisement -

Reporteri.net ka kontaktuar me deputeten e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se ende nuk ka një takim të caktuar mes Kurtit e Mustafës, por se pret të ndodhë një i tillë para mbajtjes së seancës konstituive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit