Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas kritikave ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për vizitën e tij të fundit në Shqipëri.
Poxhari ka thënë se Kurti shkoi në shtëpinë e tij, derisa ka kujtuar se “askujt nuk i ishte dëgjuar zëri” për vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Shqipëri.
Pozhari ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, ia kishte mundësuar njeriut të regjimit që urdhëroi masakrimin e familjes Jashari të paraqitej “bamirës” para botës kur kishte vizituar zonat e prekura nga tërmeti, përcjell Bota sot.
Reagimi i Pozharit në Facebook:
Pamje kur Edi Rama ia pat mundësuar para krejt botës ta paraqesë Vuçiçin si bamirës, duke vizituar rajonet e prekura nga tërmeti.
Krejt kjo reklamë para botës qeverisë së Serbisë i pati kushtuar ‘100 mijë euro’ ndihmë për zonat e përmbytura.
Askujt nuk iu pat dëgju zëri! Anipse ‘bamirësia’ vinte nga njeriu që ishte pjesë e regjimit që urdhëroi masakrimin e Adem Jasharit me familje dhe plotë të tjerëve.
Të njëjtit vjellin vner sot ndaj vizitës së Albin Kurtit pse shkoi në shtëpinë e tij, në shtëpinë e çdo shqiptari.
Zot, mos i fal se e dinë çfarë bëjnë!