9.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

E turpshme, kosovari që infektoi edhe 11 të tjerë sfidon shtetin: S’ka orë policore për mua

Rekomandime

Në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 125, ku edhe komuna të reja kanë shënuar rastet e para me COVID-19, një nga to është komuna e Kamenicës, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Një banor i fshatit Topanicë të Kamenicës është prekur me koronavirus, ai ka ardhur nga shteti i Gjermanisë, ku punon si shofer i autobusit të linjës Kosovë-Gjermani.

B.M., ka ardhur që 12 ditë në shtetin e Kosovës, ku me të ardhur ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe është liruar të shkoj në shtëpi dhe te vet karantinohet, por ai nuk ka përfillur asnjë nga rregullat, shkruan Gazeta Metro.

Banori nga Topanica madje ka postuar fotografi në Instagram duke sfiduar shtetin dhe Policinë e Kosovës, ku ka shkruar se për të nuk ka as virus e as orë policore.

- Advertisement -

Madje ky person nga mos përgjegjësia e tij ka infektuar edhe 11 persona të tjerë me koronavirus dhe duke e dërguar fshatin në karantinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit