8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mustafa: Dialogu Kosovë-Serbi do të jetë fokusi i qeverisë tonë!

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot me ftesë të Presidenti të EPP-së, z. Donald Tusk, mori pjesë në takimin – videokonferencën, me Liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.

- Advertisement -

Në këtë takim Kryetari Mustafa, diskutoj për prespektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat po përballemi në veçanti me pandeminë Covid-10. Ai kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve për liberalizimin e vizave.

Po ashtu, kryetari Mustafa diskutoj për objektivat e Qeverisë së LDK-së, përfshirë trajtimin e situatës së post pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe objektivat tjera kyçe që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

Në këtë pikë kryetari Mustafa theksoi që dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke.Ai gjithashtu falenderoi BE-në për përkrahjen e deritanishme në të gjitha proceset.Në Samitin e EPP-së, marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit