10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

A u intervistua Kurti nga Specialja? Flasin nga zyra e kryeministrit

Rekomandime

Zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas raportimeve të mediave serbe, e që më pas u transmetuan edhe tek mediat në Kosovë, në të cilët pretendohet se Kurti ka dhënë dëshmi para prokurorëve të Speciales në Hagë.

Madje, sipas të njëjtave raportime, janë fjalët e njëjta të ish-këshilltarit të tij, Shkelzen Gashi që janë thënë edhe para prokurorëve të Hagës.

- Advertisement -

Një reagim të zyrës së kryeministrit, e ka shpërndarë zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka me anë të Facebookut.

Aty thuhet se Kurti nuk ka pranuar asnjëherë ftesë nga Gjykata Speciale, dhe një lajm i tillë nuk qëndron.

Jo, Kryeministri Kurti nuk ka pranuar asnjehere asnje ftese nga Gjykata Speciale, dhe ky lajm nuk qendron.

- Advertisement -

Te njejtat pretendimet, duam te rikujtojme qe jane hedhur ne publik jave me pare ne disa studio televizive ne vendin tone, per te cilat pretendime tashme eshte dorezuar padi”, shkruhet në reagim.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kurti shkarkoi nga pozita e këshilltarit të tij Shkelzen Gashin.

- Advertisement -

Ky i fundit në një debat televiziv deklaronte se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime lufte ndaj serbëve, për çka kishte ngjallur reagime shumë të ashpra në opinion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit