8.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd

Rekomandime

Një grup protestuesish në Beograd kanë hedhur një bombë tymuese në oborrin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin serb mbrëmjen e së mërkures, kanë thënë burime nga Qeveria e Shqipërisë për Paparaci.com.

Akti është motivuar nga ngjarjet tensionuese të paradites së sotme në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës u përplas me banorët lokal serbë të cilët kundërshtonin një operacion policor kundër kontrabandës së mallrave.

- Advertisement -

Në kryeqendrën e Serbisë, qindra veta u mblodhën në një protestë para Parlamentit të Serbisë kundër veprimeve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të territorit.

Prej aty, protesta e organizuar mbi motive solidarizuese, mori kahje tjetër.

Një grup prej rreth 30 protestuesish vazhduan rrugën nga Parlamenti serb në drejtim të lokacionit ku ndodhet ndërtesa e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, i ka thënë mediumit një burim i mirëinformuar.

- Advertisement -

Protestuesit kanë hedhur një mjet shpërthyes brenda oborrit të ambasadës.

“Një grup prej 25-30 persona kanë shkuar drejt Ambasadës [së Shqipërisë] dhe kanë hedhur një bombë tymuese në oborrin e Ambasadës”, ka thënë një burim i mediumit Paparaci.com brenda qeverisë shqiptare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit