13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Banka Botërore edhe një “shuplakë” Kosovës dhe Shqipërisë!

Rekomandime

“Deri kur Kosova e Shqipëria,me një emërues të përbashkët të kontrollohen nga nëntoka kriminale që kontrollon çdo sektor në Kosovë,por edhe në Shqipëri që po dëshmohet se te dyjave shteteve Shqipatre ju ka humbur rruga në oborr dhe jo vetëm…”, tha Guraziu.

Banka Botërore ka publikuar raportin “Doing Business 2020” (Të bërit biznes), në të cilin thuhet se Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

- Advertisement -

E lidhur me këtë rënie të Kosovës, për “Kosova Sot Online” foli analisti Ragip Guraziu, sipas të cilit, Banka Botërore ia dha edhe një “shuplakë” dy shteteve shqiptare.

“Banka Botërore, edhe një ‘shuplakë’ për dy shtetet shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. Banka Botërore në publikimin e saj nëpërmes të raportit “Doing Business 2020 ” (Të bërit biznes), si gjithherë edhe kësaj radhe Kosova dhe Shqipëria, kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë” tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Guraziu tha se në Kosovë të bërit biznes është një problem, përderisa ka një zbritje 13 shkallë më poshtë.

- Advertisement -

“Të berit biznes në Kosovë,derisa kemi zbritje 13 shkallë më poshtë, kështu na ka ndodhë si ne ashtu edhe shteti amë, që i bie Shqipëria, dhe kështu ky virus edhe në këtë lëmi, deri kur në Kosovë do të mund të bëhet biznes vetëm duke paguar haraç pushtetarëve te inkriminuar të të dyja niveleve, si dhe nëntokës kriminale që kontrollon çdo sektor fitim prurës në Kosovë”, shtoi ai.

Sipas Guraziut, Kosova dhe Shqipëria duhet të gjejnë rrugën e dritës sa i përket të bërit biznes.

- Advertisement -

“Kosova edhe Shqipëria duhet të gjejnë rrugën e dritës sa i përket të bërit biznes dhe njëherë e përgjithmonë të shkohet kështu duke paguar haraç pushtetarëve të inkriminuar të të dyja niveleve. Deri kur Kosova e Shqipëria,me një emërues të përbashkët të kontrollohen nga nëntoka kriminale që kontrollon çdo sektor në Kosovë,por edhe në Shqipëri që po dëshmohet se te dyjave shteteve Shqipatre ju ka humbur rruga në oborr dhe jo vetëm…”, potencoi ai.

Tutje, Guraziu duke folur për “Kosova Sot Online”, potencoi se ka shpresë se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, do të ketë një shtet funksional.

“Ne në Kosovë po shpresojmë se pas këtyre zgjedhjeve parakohshme parlamentare të 6 tetorit,fituesi tani sa do pak po dihet,ta shohim edhe pse qytetarët e Kosovës i kanë humbur shpresat e të gjitha qeverive e pas lufte ,ndoshta do nxeh dielli edhe për ne ndonjëherë dhe ta kemi një shtet funksional, të pa korruptuar dhe që dinë të bëjnë bizneset e mirëfillta dhe jo më vetë rënie, rënie e rënie…”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit