8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Provokon gjenerali rus: Serbia është në mbrojtjen tonë, çështja e Kosovës s’mund të zgjidhet pa neve

Rekomandime

Gjenerali rus Sergeiu Lipovoj është shprehur se Serbia është aleat i përhershëm i Moskës në Ballkan, kështu që asnjë çështje në rajon, nuk mund të zgjidhet pa Rusinë.

Gjenerali rus foli për Gazetën Rasiskaya me rastin e stërvitjes ushtarake në Serbi gjatë së cilës është prezantuar edhe armatimi rus S-400 kundër-ajrore.

- Advertisement -

Lipovoj tha se Seria do të jetë aleat i përhershëm i Rusisë në Ballkan, sepse ajo nuk u anëtarësua në NATO dhe refuzoi të mbështesë sanksionet kundër Moskës.

“Si një shtet, ka nevojë të vazhdueshme për mbrojtjte, veçanarisht pasi Serbia është e rrethuat nga bazat e NATO-s në Rumani, Hungari, Itali, Bosnjë e Bullgari. Përveç kësaj, të mos harrojmë Kosovën që rregullisht bën provokime kundër serbëve si dhe pranimin e Malit të Zi në NATO”, tha Lipovoj.

Ai tha se është çështje e rëndësishme që Serbia të jetë nën mbrojtjen e Rusisë që të thotë se sipas tij asnjë çështje në Ballkan nuk mund të zgjidhet pa Rusinë.

- Advertisement -

Ministri i mbrojtjes i Rusisë sipas Lipovoj ka qenë mjaftueshëm produktiv deri më tani.

“Ne furnizojmë Serbinë me helikopterët tanë luftarakë Mil Mi-35M, helikopterët e transportit Mil Mi-17V5, tanket T-72, automjetet e blinduara BRDM-2MS dhe avionët MiG-29. Beogradi vazhdimisht ka treguar edhe blerjen e mundshme të S-400 sistemit raketor”, tha Lipovoj.

- Advertisement -

Në anën tjetër emisari i posaçëm i Donald Trump për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka dhënë sinjale se Rusia është përfshirë në çështjen e dialogut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit