Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti priti sot në një takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, dhe ambasadorin norvegjez në Prishtinë Jens Erik Grondahl.
Sipas njoftimit të LVV, Bjornstad dhe Grondahl me këtë rast uruan Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit dhe i dëshiruan sukses në punën e tij drejt formimit të institucioneve të reja.
“Kurti ndërkaq tha se është duke u përkushtuar që qeveria e re të konsolidohet pa ndonjë vonesë dhe se detyra e parë dhe urgjente e saj do të jetë sigurimi i vaksinës kundërCOVID-19.
Për këtë, të dyja palët ndanë bindjen që shtetet mike duhet ta ndihmojnë Kosovën për ta siguruar atë në sasi sa më të madhe dhe sa më shpejt”, njofton LVVpërmes një postimi në faqen e saj në FB.
“Çështje tjera që u diskutuan krahas menaxhimit me pandeminë dhe prioriteteve të tjera të qeverisë së re, ishin dialogu me Serbinë dhe raportet ndërfqinjësore.
Kurti përsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje se ky proces duhet të përgatitet mirë dhe të jetë parimor e me qytetarët si përfitues.
Në fund, të dyja palët shprehën vullnetin për ta zgjeruar bashkëpunim në çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe për t’i thelluar marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e LVV.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157503432717000