9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Shtetet e mëdha po bëhen “kërrsh” për Kosovën: Tash Franca akuzon Gjermaninë për vizat

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka polemizuar në rrjetin social Twitter me Emisarin Special të Presidentit Trump, Richard Grenell dhe e me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli lidhur me qëndrimin e Presidentit Macron për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli I ka thënë se është momenti i fundit që pas rekomandimit të Komisionit Evropian, shtetet e BE’së ta japin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

- Advertisement -

Pas kësaj eurodeputetja ka reaguar sërish ndaj Pacollit, duke thënë se është në dorën e Këshillit të Bashkimit Evropian heqja e vizave të Kosovës, por për këtë çështje pyeteni Presidentin e Francës, Emmanuel Macron se pse ngurron në dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovë.

Duket se deklarata e saj se Kosova duhet ta thërrasë Presidentin Francez Macron dhe të pyesë pse liberalizimi i vizave nuk po ndodh, nuk i ka pëlqyer ekipit të Presidentit Macron.

Këshilltari për Evropën e Presidentit Macron, Alexandre Adam ka pëlqyer në twitter reagimin e Pacollit ndaj deklaratës së Von Cramon për Macronin.

- Advertisement -

A jeni i sigurt se është vetëm Emmanuel Macron?

Ju e dini më mirë se është më shumë se kaq, madje disa në Berlin kundërshtojnë liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Treni i fundit është Presidenca Gjermane e BE-së.

Kështu që, si Raportuese është mirë të shpenzoni më shumë kohë për të bindur kryeqytetet e BE-së, përfshirë tuajin, për të marrë vendimin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit