1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ish-gjenerali amerikan: Në vitin 2021, konfliktet midis Rusisë dhe Perëndimit në Ballkan do të intensifikohen

Rekomandime

Komandanti në pension i NATO-s, Philip Breedlove ka thënë se ky vit do të shënojë intensifikimin e konfliktit midis Perëndimit dhe Rusisë për të ardhmen e Evropës Juglindore, por sipas tij, administrata e e re amerikane ka kthyer fokusin e SHBA në zonë pas më shumë se një dekade tërheqjeje.

- Advertisement -

“2021 do të jetë një vit i konflikteve në rritje midis Perëndimit dhe Rusisë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”, tha ish-gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së Breedlove, duke folur nga Florida për një tryezë virtuale për gazetarët kroatë.

Ai tha se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në “pelegrinazhin e tij politik” në fund të vitit të kaluar shënjestroi dy vende që lejojnë Moskën të ndjekë politikën e saj rajonale përçajë e sundo [Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia].

“Moska do të vazhdojë të kundërshtojë me forcë përparimin e Bosnjës drejt Bashkimit Evropian dhe Serbia do të zbatojë të ashtuquajturin projektin e saj të Serbisë së Madhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën”, ka prashikuar Breedlove.

- Advertisement -

Ish-gjenerali amerikan pretendon se “lajmi i mirë” është se qeveria e re e SHBA e ka bërë të qartë veten drejt NATO-s dhe Evropës Juglindore, transmeton KP.

“Presidenti i ri do ta sjellë Amerikën përsëri në Evropë për të qenë përsëri pjesë e udhëheqjes atje,” pas dymbëdhjetë vjet “tërheqjeje” amerikane nga kontinenti”, theksoi ai.

- Advertisement -

“Unë mendoj se do të shihni një lloj të përshtatshëm të vëmendjes së SHBA-së”, tha ai.

Duke komentuar mbi forcimin e përshpejtuar ushtarak të Serbisë, Breedlove tha se NATO duhet të jetë më e hapur në veprimet e saj në lidhje me ngjarjet në Ballkan.

“Një pjesë e të kuptuarit të problemit është pranimi se ai ekziston, si dhe kategorizimi i tij. Unë mendoj se do të ishte shumë e dobishme nëse udhëheqja e NATO-s do të ishte më e drejtpërdrejtë në lidhje me këto shqetësime, dhe ndaj tyre të përgjigjet në mënyrë diplomatike dhe politike në rajon”, tha ai.

Tryeza e rrumbullakët për gazetarët dhe analistët kroatë me Breedlove u organizua nga Lockheed Martin, i cili është një nga katër ofruesit e avionëve luftarakë në Kroaci. Breedlove është një bashkëpunëtor i jashtëm i prodhuesit amerikan të armëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit