6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Dy vëllezërit kandidatë për deputetë: Njëri në PDK, tjetri në VV

Rekomandime

Bajrush dhe Emrush Xhemajli nga fshati Komogllavë në qytetin e Ferizajt janë dy vëllëzër që kanë mendime shumë të ndryshme politike.

Bajrushi është në listën e PDK’së ndërsa vëllau i tij në Vetëvendosjen e Albin Kurtit, dhe të dy po pretendojnë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Bajrush Xhemajli ka shumë vite që është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, madje ka qenë edhe kryetar i kësaj Komune, por për shkak të një aksidenti që kishte shkaktuar në vitin 2009 ishte detyruar të jap dorëheqeje nga kjo detyrë, mirëpo pasi u lirua nga burgu pas 2 vite e gjysmë iu kthye akiviteteve politike.

Ndërsa Emrush Xhemjali tash e disa vite është pjesë e Vetëvendosjes së Albin Kurti dhe në këto zgjedhje synon të futet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Rreth 110,000 votues nga Ferizaji janë certifikuar dhe mund të zgjedhin kandidatët e tyre të preferuar në zgjedhjet e 6 Tetorit.

- Advertisement -

Ferizaj është nga qytetet më të rëndësishme dhe me numër të madh votuesish, andaj edhe Subjektet Politike kanë bërë zgjedhjet më të mira të mundshme nga Degët e tyre të kësaj Qendre për të arritur grumbullimin e sa më shumë votave.

PDK, e kryetarit aktual Agim Aliu ka vendosur si kandidatë disa figura shumë të njohura siq janë Bajrush Xhemaili e Elmi Reçica, LDK si “karrem” në këtë qytet ka ish-kryetarin Muharrem Svarqa, të njëjtin rol tek AAK do e luajë i mirë njohuri Labinot Tahiri, Vetëvendosja me emra të rinjë dhe me “ndryshim total” do kërkojë votat e qytetarëve ndërsa Nisma duket disi e humbur në këtë qytet.

- Advertisement -

Kujtojmë që zgjedhjet e jashtëzakonshme erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe do të mbahen me 6 tetor, ditë e diel, ndërsa sfidës së familjes Xhemajli nga Ferizaj mbetet t’i shihet fundit, se cili do të përfaqësoj qyetin në Kuvend, apo ndoshta dytë, e mbase asnjëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit