1.3 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Vulin: “Ushtria e Kosovës kërcënim për serbët dhe Serbinë”

Rekomandime

Me shumicë votash Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në lexim të parë tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.

- Advertisement -

Menjëherë pas votimit nga deputetët e Kosovës për këto projektligje, kanë ardhur reagime nga spektri politik në Serbi.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë.

Sipas tij, përderisa Rezoluta 1244 është ende në fuqi, Kosova nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.

- Advertisement -

“Përderisa Rezoluta 1244 është akoma në fuqi në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. “Ushtria e Kosovës”, në të cilën nuk ka serbë dhe serbët dhe Serbia është kundër krijimit të kësaj ushtrie, atëherë kjo ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, deklaroi Vulin,

Sipas tij, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të nënkuptonte që siç deklaroi ai, terroristët e papenduar që të përsërisin krimet e tyre,

- Advertisement -

“Duke u vënë armë të rënda në duar terroristëve të papenduar, ky është një kërcënim për paqen dhe një mundësi e përsëritjes së krimit”, deklaroi Vulin pas miratimit të sotëm të tre propozimeve për transformimin e FSK-së në ushtri nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe 101 deputetë të Kuvendit të Kosovës sot votuan pro tre projektligjeve për transformimin e FSK-së dhe ishin vetëm deputetët e Listës Serbe ata që u larguan nga salla e Kuvendit në momentin kur u hodhën në votim këto projektligje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit