9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Tërmet i fuqishëm prej 6.2 shkaIIësh në Shtetet e Bashkuara

Rekomandime

Një tërmet i fuqishëm prej 6.2 shkallësh është regjistruar afër brigjeve të Kalifornisë, sipas të dhënave të Vëzgjuesit Gjeologjik të ShBA-së.

Tërmeti ndodhi afër Kepit Mendcino, jo larg distriktit Humboldt dhe është ndier deri në San Francisko dhe Chico, shkruan CNN.

- Advertisement -

Ekipet e emergjencave janë duke vlerësuar dëmet, por nuk kanë thënë ndonjë fjalë për persona të lënduar ose dëmtime katastrofale. Një zyrtar policor lokal tha se janë gjetur dëme të vogla në ndërtesa, përfshirë xhama të thyer.

Disa fotografi nga një shitore me artikuj ushqimor në Ferndale shfaqi shishe të thyera të verës e artikuj tjetër të rrëzuar.

- Advertisement -

Sistemi i hershëm paralajmërues për tërmete funksionoi për ata që e kanë instaluar sistemin në telefonat e tyre. Zyrtari policor tha se ai e pranoi alarmin rreth 10-15 sekonda para se ta ndiente dridhjen.

Pas tërmetit kryesor janë regjistruar edhe disa dridhje të mëpastajshme, por nuk pritet që të ketë cunami, sipas zyrës së sherifit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit