12.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Shpërthen Mc Gregori: E grushton një të moshuar në lokal, dalin pamjet

Rekomandime

Conor McGregori ka grushtuar një njeri të moshuar në një lokal irlandez, siç raportohet pas një zënke që e patën lidhur me whiskeyn.TMZ-ja ka publikuar pamjet e CCTV-së nga incidenti që ndodhi në ‘The Marble Arch Pub’ në Dublin, më 6 prill.

Kjo video tashmë është publikuar në kanalin e YouTubes:“McGregor hyri brenda dhe bëri gati gotat për klientët, duke i qerasur ata me nga një rund të whiskeyt të tij, ‘Proper Twelve’.

Problemet filluan kur njëri prej klientëve e refuzoi. McGregori e vuri një gotë para tij jo një herë, por dy herë, dhe ai prapë refuzoi”, bën të ditur TMZ-ja.

- Advertisement -

Më pas, në pamje shihet se si McGregori i qeras disa klientë me pijen e tij, para se ta grushtojë të moshuarin me të majtën.

Një muaj para se të ndodhte kjo zënkë në lokal, McGregorit i ishte ngritur padi për hajni në Miami pasi ia kishte rrëzuar një fansi telefonin nga dora, dhe më pas ia kishte shkatërruar atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit