9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ç’ menden mediat serbe: Shqiptarët shantazhojnë Spanjën, kërcënojnë UEFA-n, FIFA-n dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Rekomandime

Raportimet e sotme në mediat spanjolle se Qeveria e Spanjës do të lejojë Kosovën të paraqitet në Sevilla me himni dhe flamurin e saj ka tërbuar mediat serbe.

- Advertisement -

Portali serb “Informer.rs” ka shkruar sot (siç e quan ai) se shqiptarët kanë shtanazhuar Spanjën derisa kanë kërcënuar edhe UEFA-n, FIFA-n e Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

“Shoqata Spanjolle e Futbollit tha dy ditë më parë se do ta trajtonte rivalin e ardhshëm nga grupi kualifikues si një përzgjedhje të “territorit të Kosovës”. Se ata nuk do të njohin statusin e shtetit, por do të flasin rreth zgjedhjes së “territorit të Kosovës”, meqenëse Spanja e konsideron Kosovën dhe Metohinë si pjesë të Serbisë.

Flamuri nuk do të shfaqja pranë atij spanjoll, siç bëhet me flamujt e shteteve sovrane dhe himni do të lajmëroj si “muzikë nga territori i Kosovës”.

- Advertisement -

Megjithatë, kaosi pasoi, kërcënimet pasuan nga shteti i rremë, “El Confederateial”, citoi burimet e saj se qeveria spanjolle ka pranuar atë që rivalët e tyre kishin kërkuar, duke cituar rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s”, thuhet në shkrimin e portalit serb duke vazhduar:

- Advertisement -

“Pas një stuhie protestash nga Prishtina dhe kërcënimeve se i gjithë rasti do të shkojë në FIFA dhe UEFA, Spanja u dorëzua. Madje rasti arriti edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili kërcënoi Spanjën se mund ta përjashtojë. Kjo shtyri që ata të dorëzohen”, ka shkruar Infortmer.rs.

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës do të luhet me 31 mars në Sevilla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit