8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

VIDEO/Ukrainasit e çojnë në ajër ushtarin rus derisa ai ishte duke ikur

Rekomandime

Dje gjatë ditës Forcat e Armatosura Ukrainase kanë kryer edhe njërin nga bombardimet e tyre të radhës.

E ky bombardim rezulton të jetë fatal për ushtarin rus i cili ishte mbi tankun e tyre duke u munduar t’i ikën bombardimit ukrainas.

- Advertisement -

Vetë Forcat e Armatosura Ukrainase e kanë publikuar këtë video të cilën edhe e kanë titulluar “Okupatori dhe fati i tij në Ukrainë”.

Në orët e hershme të mëngjesit Forcat e Armatosura Ukrainase gjithashtu kanë njoftuar se pas sulmeve me artileri një anëtar i ushtrisë ruse është vrarë. Ai rezulton të jetë gjenerallejtënant Andrei Mordivchev, komandant i qarkut jugor të Forcave të Armatosura.

- Advertisement -

Në të njejtin njoftim nga ta poashtu u bë e ditur se brenda 24 orëve të fundit në Ukrainë ushtria ruse nuk ka ka shënuar përparim, krejt kjo pasi ushtria ukrainase ka arritur të shkatërroj disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mikolaiv dhe Sumi.

Fatkeqësisht në Ukrainë sot shënohet dita e 24 e luftës, ditë këto në të cilat shumë njerëz humbën jetën e shumë qytete të Ukrainës janë shkatërruar tërësisht duke mos lënë vend për imagjinatë se sa të bukura mund të kishin qenë para se ushtria ruse t’i shkatërronte qëllimisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit