Kryeministri Edi Rama në “News 24”, ka folur edhe për kandidimin e Lëvizjes Vetëndosje në Shqipëri.
Rama thekson se ka ngrënë një drekë me Albin Kurtin dhe se kjo ishte dreka e vetme që ka ngrëne me një opozitar.
“Hëngra drekë me Albinin, hëngra drekë me opozitën. Kalova shumë mirë. Nuk dua ta diskutoj më shumë këtë gjë. Meqenëse me Bashën nuk kam drekuar kurrë, së paku drekova me një opozitar”, tha Rama.
Edi Rama, duke folur për procesin e dekriminalizimit, u shpreh se kush bën gabime në Shqipëri e kudo në botë, paguan.
“Kujt i bërtet ti? Pse i bie tavolinës me grusht? Pse gridare? Roshi doli dhe iku. Gjatë kohës që ishte kryetar bashkie, bëri punë të shkëlqyer.
PD është kundër Shqipërisë. Kjo sepse gjeni kënaqësi me kriminalizimin e vendit. Ky pasion për të çoroditur njerëzit me gjërat më të errëta, çfarë është ky muhabet. Kush bën gabim në këtë vend, paguan. Kush gënjen, gabon.
Në Shqipëri dhe kudo ndodh kjo gjë. Shqipëria ka dalë nga demokracia hibride. Lajmet e mira i quani propagandë, kurse këta që shkëpusni nga konteksti, i quani marrëzira”, vlerësoi Rama.