14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Shënohet viktima e 32 nga coronavirusi në Shqipëri

Rekomandime

Pas disa javësh pa vdekje për shkak të CoVid-19 në Shqipëri, ministria ka konfirmuar viktimën e 32-të.

Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se viktima është e moshës 64-vjeçare dhe vuante ngal imfoma e trurit, ku kjo e fundit ishte e shtrirë qe tri javë në spitalin Infektiv.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

COVID19, Ministria e Shëndetësisë

Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit

- Advertisement -

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

- Advertisement -

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit