Një grua në Houston të Shteteve të Bashkuara si duket kishte vendosur që të mos ndalej para asnjë pengese, kur vendosi të vi.dhte një pako në pragun e një shtëpie.
“Ajo qartazi ishte duke u përballur me një probIem me rroba gjatë rrugës. Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë kështu”, tha zyrtari poIicor, Alan Rosen.
Në videon e publikuar në Twitter shihet një grua duke vrapuar deri te dera e hyrjes së një shtëpie, duke e kapur shpejt pakon dhe duke ikur, shkruan Fox News, transmeton Kosova ime.
CAUGHT ON CAMERA: Package thieves will usually stop at nothing to claim their prize. For this woman, even losing her top did NOT slow her down…. andddd it was ALL caught on camera. 😳😳 Precinct 1 and @ConstableRosen are investigating. @KHOU pic.twitter.com/RsqLbGdQBg
— Janelle Bludau (@JanelleKHOU) March 11, 2021
Akuzat ndaj saj do të varen nga vlera e pakos që ka vj.edhur, por Rosen tha se haj.dutja mund të mos akuzohet për paraqitje jo të denjë publike shkaku i probIemit me rrobat e sipërme.
Vje.dhjet e pakove para dyerve të shtëpive janë shtuar viteve të fundit bashkë me zgjerimin e blerjeve përmes internetit. Zakonisht, këto vje.dhje janë më të shpeshta para festave, kur njerëzit porosisin më shumë produkte.
PoIicia ka dhënë këshilla se si të mbrohen qytetarët nga këto vje.dhje, duke përfshirë faktin që dikush të qëndrojë në shtëpi kur pritet arritja e një dërgese ose duke kërkuar nga fqinjët që ta përcjellin arritjen e pakove. Një ndër mënyrat më të mira është edhe vendosja e kamerës në derën e hyrjes.