19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ndodh edhe kjo, aksident i pazakontë në Ukrainë – vetura përplaset me një aeroplan luftarak MG-29

Rekomandime

Një aeroplan luftarak i ushtrisë ukrainase MiG-29, ka pësuar dëme materiale kur një veturë u përplas në të, ka bërë të ditur sot ushtria ukrainase.

- Advertisement -

Forcat ajrore ukrainase kanë njoftuar se vetura është përplasur me aeroplanin, kur MiG-29 kishte shkuar për t’u parkuar në vendin e përcaktuar si avio-parking.

Aty ndodhi përplasja dhe një zjarr shpërtheu, e incidenti raportohet të ketë ndodhur të enjten mbrëma, megjithatë ushtria nuk ka dhënë detaje tjera.

E mediat lokale raportojnë se aeroplani që ishte në bazën ajrore në afërsi të Kievit, është dëmtuar pjesërisht – ku është prishur motori dhe një pjesë e trupit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit