2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nagavci për Qeverinë e re: Konjufca kryeparlamentar, MPJ-në besoj se do ta udhëheq një grua

Rekomandime

Anëtarua e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nga gjithsej 15 ministri që pritet t’i ketë Qeveria Kurti 2, pesë prej tyre do të udhëhiqen nga gratë.

Kështu tha ajo në një intervistë për “Euronews Albania”, duke shtuar se tashmë janë mandatet për të formuar qeverinë e re në Kosovë.

- Advertisement -

“Ne tashmë i kemi numrat për votimin e qeverisë, përveç 58 deputetë të LVV-së, janë edhe 2 deputetë, Emilia Rexhepi dhe Elbert Krasqini, pra janë 60 deputetë. Kemi 3 deputetë të tjerë nga komunitet joshumicë, joserbe”, u shpreh Nagavci.

Ajo tha më tej se emrat e rinj të kabinetit të qeverisë janë diskutuar në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ashtu siç është bërë publike, Kuvendin do ta kryesojë Glauk Konjufca.

“Tashmë është publike që Kuvendin do ta kryesojë zoti Glauk Konjufca”, tha Nagavci.

- Advertisement -

Sa i përket postit të ministrit të Jashtëm, ajo tha se edhe këtë post beson se do ta marrë një grua, por nuk u prononcua më gjatë për të dhënë një emër konkret.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit