0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“PDK dhe AAK të veprojnë në mënyrë konstruktive në opozitë, mesazhi i Kosnetitt!

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka zhvilluar takime me krerët e opozitës kosovare.

- Advertisement -

Diplomati amerikan ka kërkuar nga Ramush Haradinajt dhe Enver Hoxhajt që të jenë konstruktivë në opozitë dhe të punojnë bashkë me qeverinë.

Në një shkrim në Tëitter, ai ka ka shkruar se pozita dhe opozita duhet t’i vendosin nevojat e qytetarëve mbi ato partiake duke punuar bashkë.

“Kam takuar ndaras liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e PDK-së, Enver Hoxhajn. I inkurajova ata të veprojnë në mënyrë konstruktive në opozitë, duke punuar së bashku me qeverinë në qëllimet e përbashkëta dhe duke i vendosur nevojat e qytetarëve mbi ato partiake”, ka shkruar Kosnett.

- Advertisement -

Hoxhaj ka thënë të mërkurën se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, teksa Haradinaj ende nuk ka shfaqur qëndrim të qartë të partisë për çështjen e presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit