12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Rregullatori i BE-së: Vaksina AstraZeneca është “e sigurt”, por nuk përjashtohet mundësia se shkakton edhe mpiksjen e gjakut

Rekomandime

Hetimi i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka arritur në një përfundim mbi vaksinën AstraZeneca.

- Advertisement -

Pas një takimi sot, Drejtoresha Ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke tha se agjencia “ka ardhur në një përfundim të qartë shkencor. Ajo është një vaksinë e sigurt dhe efektive”.

Sidoqoftë ajo shtoi, “ne nuk mund të përjashtojmë një lidhje” midis rasteve të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës.

Cooke tha se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet, raporton cnn.

- Advertisement -

“Unë dua të ritheksoj se pozicioni ynë shkencor është ky. Vaksina është një mundësi e sigurt dhe efektive për të mbrojtur qytetarët kundër COVID-19”, tha Cooke.

“Ajo demonstroi që të paktën 60 për qind e efikasitetit në provat klinike dhe parandalimin e sëmundjes së coronavirusit dhe në fakt provat e botës reale sugjerojnë se efektiviteti mund të jetë edhe më i lartë se kaq”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit