Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK-së dhe deputeti i zgjedhur nga kjo parti ka folur rreth rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si dhe rangimin e PDK-së në këto zgjedhje.
Haliti ka thënë së PDK do të punojë për të forcuar partinë pas rezultateve të fundit dhe se në zgjedhjet e ardhshme do ta mposhtin Vetëvendosjen.
“Na e kem ndërmend me e forcu partinë dhe në zgjedhjet e ardhme me e mujtë Vetëvendosjen”
E Haliti ka konfirmuar se partia të cilës ai i takon dje ka marrë vendim unanim që mos të merr pjesë në seancën e Kuvendit ku do të shpaloset kandidatura për president, respektivisht kandidatura e Vjosa Osmanit.
“Nëse duam ta zbatojmë një rregull që e ka imponuar Kushtetuesja, duke e kushtëzuar qëndrimin e deputetëve në seancë, mendoj se deputeti duhet të prezent në çdo situatë në Parlamentin e Kosovës, përjashtuar disa raste të caktuar nëse nuk janë dakord me atë që ndodh”, ka thënë Haliti.