9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

‘I kam disa fjalë me t’i thanë’: Kandidatja për infermiere i çon letër Kurtit

Rekomandime

Sot janë bërë publike rezultatet e konkursit të 27 tetorit të spitalit “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicën e Jugut. Në mesin e kandidatëve që nuk u pranuan është edhe Erëza Voca, e cila pretendon se i janë hequr pikët që i ka pasur.

Erëza iu është drejtuar përmes një letre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke u shprehur e mllefosur dhe e zhgënjyer për këtë rast.

- Advertisement -

“E ç’të them më shumë se sa sot, kur shkova t’i shikoj rezultatet e konkursit në Spitalin e Mitrovicës dhe shoh që edhe pikët qe i kam pasë m’i kishin hequr. E dini pse? Sepse duhet me hy njerëzit që kanë të njofshëm, si vajza e vëllaut të drejtorit, vajza e vëllaut të ish-drejtorit, kushërinjë e fëmijë të punëtorëve shëndetësor e kështu me radhë”, thuhet në letrën e saj të publikuar nga Mitropol.

Letra e plotë:

Zoti kryeministër i Kosovës, Albin Kurti,

- Advertisement -

I kam disa fjalë me t’i thanë… Kur të kemi votu ty, të kemi votu mos me lënë Kosovën pa të rinjë. Të kemi votu, që t’i largoni njerëzit e korruptuar, të kemi votu që t’i largoni njerëzit që nuk e meritojnë një vend pune.

Duke i përmendur këto arsye, është edhe një, kemi dashur t’i themi boll mashtrimeve dhe njoftësisë. Për këtë arsye, edhe unë e edhe shumica e studentëve kemi lënë shumë ëndrra e shumë mundësi tjera, vetëm që të kontribuojmë në vendin tonë.

- Advertisement -

E ç’të them më shumë se sa sot, kur shkova t’i shikoj rezultatet e konkursit në Spitalin e Mitrovicës dhe shoh që edhe pikët qe i kam pasë m’i kishin hequr. E dini pse? Sepse duhet me hy njerëzit që kanë të njofshëm, si vajza e vëllaut të drejtorit, vajza e vëllaut të ish-drejtorit, kushërinjë e fëmijë të punëtorëve shëndetësor e kështu me radhë.
Përderisa kam pasur shumë oferta për punë jashtë vendit, besoj që jam profesionalisht e përgatitur si nga ana teorike ashtu edhe praktike. Nuk mendoj që mundet që prej 50 poenave te bie në 43, kur secila pyetje që më është bërë i jam përgjigjur korrekt dhe mendoj se kam dhënë përgjigjje edhe më të gjata se sa që kërkohej.

Përderisa poenat shkruhen ende me laps të thjeshtë dhe bëhen pyetje të njejta për secilin dhe hymë në intervistë pa na u kërkuar as prezantimi e lëre më shkollimi a përvoja si punëtorë shëndetësor, kjo tregon sa mbrapa jemi e si shkojnë punët tek ne.

Para se të konkuroja kam kërkuar punë vullnetare, gjë që as kjo nuk më është marë parasyshë. Jam shumë e dëshpëruar me sistemin tonë të pranimeve të punëtorëve. Dhe, e dini çka është më e keqja?, që ky fenomen nuk ka ndërruar kurrë dhe as që do ndërroj ndonjëherë. Vetëm mos pyetni pse të rinjtë po largohen?! Janë gjërat si këto që të bëjnë ta urresh jetën në Kosovë, janë gjëra si këto që nuk të lënë as ta duash profesionin tënd, sepse nuk ke si zhvillohesh. Edhe një herë ma vërtetuan që fjalia jonë “pa te njofshëm nuk ke asgjë” është më se vërtetë dhe se kjo fjali nuk do vdes kurrë në Kosovë…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit