12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mbërrin Grenell, fillon darka me Thaçin

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po takohet sonte me emisarin special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell. Takimi po zhvillohet në një nga restorantet e kryeqytetit.

- Advertisement -

Grenell ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër, ndërkohë të premten udhëton drejt Beogradit.

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se takimi do të fillojë në ora 19:30, por Grenell në vendin ku po mbahet takimi u shfaq në ora 20:30.

Emisari special i presidentit Trump, nesër do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, në ora 11:00.

- Advertisement -

Në Prishtinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë disa kërkesa së fundmi.

E një ndër to është rinisja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka pranuar se ndërkombëtarët po bëjnë presion për formimin sa më të shpejtë të qeverisë.

Grenell nga ana tjetër në Gjermani ka takuar tre prej zyrtarëve të lartë të LDK’së, Agim Veliun, Avdullah Hotin dhe Skender Hysenin. Atje kishin folur për formim të Qeverisë.

Diplomati amerikan e kishte paralajmëruar më parë një vizitë në Kosovë, por të njëjtën e kishte anuluar.

Ndërkaq Grenell këtë javë kurorëzoi një marrëveshje për linjë fluturimit Prishtinë – Beograd, të cilën do ta realizojë kompania gjermane Lufthansa.

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @ËHNSC, ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump në Tëitter.

Lajmi për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd është bërë në kryeqytetin gjerman ku janë duke qëndruar zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit