11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Abdixhiku: Javën tjetër takohemi me Vjosa Osmanin dhe vendosim nëse e mbështesim për presidente

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin ka thën9 se pozicionet janë të qarta, ku VV do të jetë në pozitë, e LDK në opozitë.

- Advertisement -

Ai tha se javën e ardhshme do të takohen me Vjosa Osmanin dhe do të vendosin nëse do ta mbështesin për presidente apo jo, shkruan Kosova Ime.

“Ne sot përfunduam takimin me Kurtin e Osmanin me të cilët diskutuam për temat e sekuencës së formimit institucioneve. Këtu kemi përfunduar takimet me Lëvizjen Vetëvendosje sepse pozicionet janë të qarta, VV është pozitë, ne opozitë. Ne do të jemi opozitë aktive dhe alternativë e re në skenën e ardhshme qeverisës. Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve të takohemi me pretendenten për presidente dhe të kuptojmë më qartë pozicionin e saj karshi LDK-së, VV-së, partive opozitare dhe në veçanti nismës së saj politike. Do të presim ftesën në javën e ardhshme”, tha Abdixhiku

Abdixhiku ndërkaq ka bërë të ditur se nesën zgjidhet Kryesia e re e LDK-së. /Kosova Ime/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit