15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Përparim Rama: Në bazë të CV-së mund ta vlerësoj se cili do ishte më i mirë për Prishtinën, Vitia apo Ismaili

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ishte i ftuar në një emision të pasdites, si rrallë herë më parë, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve në të ashtuquajturën “Intervistë pa Korniza”.

I pyetur se cili është më i mirë për Prishtinën, mes Arben Vitisë dhe Uran Ismailit, ai tha se secili duhet ta dërgojë CV-në për ta konstatuar këtë.

- Advertisement -

“Unë e kom thonë, duhet me i dërgu CV-të dhe në bazë të asaj e zgjedhim cili është më i përshtatshëm dhe për çka”, është shprehur Rama.

Tutje Rama ka thënë një person që merret me politikë nuk duhet t’i ketë parasysh vetëm interest personale.

“Ata që punojnë vetëm për veten e vetë nuk e kanë vendin në politikë, nëse don me u marrë vetëm për vete ka punë tjera jo politika”, ka deklaruar Kryetari i Prishtinës.

- Advertisement -

Mes tjerash Rama gjithashtu tha se është i hapur të bashkëpunojë me këdo që ka ide dhe që ia do të mirën Prishtinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit