Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku sot ka arritur edhe zyrtarisht në Uashington.
Kjo është bërë e ditur nga profili zyrtar i ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i kanë uruar mirëseardhje Sadikut, shkruan lajmi.net.
Ata janë shprehur të gatshëm për sfidat e radhës.
“Të gjithë gati”. Mirësevini ambasador Valdet Sadiku! Java e parë e punës është kryer, gati për fillime të reja. Ekipi i kompletuar, të gatshëm për sfidat e radhës.”, thuhet në postimin e tyre.
E këtij postimi i ka shtuar edhe pak ambasadori Valdet Sadiku i cili është shprehur i nderuar që do t’i shërbejë Kosovës në nxitjen e partneritetit me aleatin më të madh, SHBA-të.
“Jam i nderuar që kam arritur në Washington DC dhe jam i nderuar që i shërbej vendit tim në nxitjen e partneritetit të ngushtë me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.