7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Virusi ‘coxsackie’ që po prek fëmijët në Kosovë, 15 raste në QKUK

Rekomandime

Vetëm 15 fëmijët gjatë nëntorit janë paraqitur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK për kontroll nga infektimi me virusin Coxsackie.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci thotë se simptomat e këtij virusi si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit, por që situata është stabile.

- Advertisement -

Grajçevci tregon se ky virus prek moshat nga një deri pesë vjeç, kryesisht periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Por, si masë parandaluese, ajo thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve.

Pjesa dërrmuese e fëmijëve e kalojnë lehtë brenda 8 deri 10 ditë, ndërsa në raste të rralla kalohet në infeksion sekondar për çka përdoren antibiotik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit