13 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Momenti qesharak i deles që kërcen rreth e rrotull në trampolinën e familjes holandeze

Rekomandime

Pamje gazmore u publikuan së fundmi në mediet sociale, teksa tregojnë një dele e cila po luante brenda një trampoline.

- Advertisement -

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, pamjet qesharake u xhiruan në provincën Groningen të Holandës.

Videoja e cila duket se është xhiruar në muajin prill, është shpërndarë kohëve të fundit në internet, ajo tregon se si delja e quajtur Bammie ‘shfrytëzon’ trampolinën në kopshtin e familjes holandeze.

Ndërkohë, një vajzë e vogël mund të shihet duke vështruar Bammien përmes dritares, ajo hidhet lartë e poshtë me ngazëllim duke parë çmenduritë e deles.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit